Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.
Kryeplaku i fshatit Altion Caca 30 vjeç është arrestuar, pasi ka qëlluar me thikë të atin e vet. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së sotme në banesën e tij në fshat.
Goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit të tij i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar, pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje.
Aktin e sotëm tentative vrasjeje ndaj të atit të vet, Caca 30 vjeccar e ka kryer në kushtet e depresionit.