Presidenti Ilir Meta priti homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović sot në Tiranë ku zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i shtetit shqiptar i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
Ne ndajmë vizione të përbashkëta edhe në fushën e sigurisë. Do t’i kushtojmë vëmendje bashkëpunimit ekonomik.
Presidentja e Kroacisë nuk mund të mos e vizitonte Shqipërinë në Vitin e Skënderbeut. Ajo është këtu për 3 ditë dhe nesër do t’i adresohet Kuvendit të Shqipërisë.
Duke e uruar edhe për performancën e jashtëzakonshme të ekipit të Kroacisë në kampionatin Botëror, dua t’i uroj suksese gjatë kësaj vizite të rëndësishme,” tha Meta.
Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç falënderoi komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre për Atdheun e saj. Kitaroviç tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën.
“Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit Meta, nga Presidenca, pas një takimi mes të dyve.
vijon...