(VIDEO) Kujdes nga gjobat në këto rrugë në Tiranë

E mërkurë, 18 July 2018 19:34

Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë kontrolle të shumta për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në mos respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, duke qarkulluar në korsitë e dedikuara për mjetet e transportit publik dhe të emergjencave.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 37 drejtues mjetesh të cilët janë ndëshkuar pasi qarkullonin në korsitë e rezervuara për mjetet e transportit publik.

Kontrollet do vijojnë me intensitet në rrugët interurbane dhe urbane për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve nga parkimet e parregullta, si dhe duke u bërë pengesë edhe për lëvizjen e automjeteve të emergjencave.

Do vijojë monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...