Komisioni Europian ka publikuar së fundmi Raportin mbi zhvillimet ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciale në tremujorin e parë të 2018-s. Në përgjithësi, raporti e vlerëson positivisht ecurinë e ekonomisë, investimet e huaja, uljen e papunësisë, reduktimin e kredisë me probleme. Ecuria më negative, referuar raportit, ishte ajo e të ardhurave buxhetore.
Totali i të ardhurave u rrit me 2% në tremujorin e parë të 2018-s, shumë më poshtë rritjes së të ardhurave të buxhetuara për periudhën (6.4%). Të vetmet kategori të ardhurash që performuan më mirë se sa ishin buxhetuar, ishin kontributet e sigurimeve shoqërore.
Borxhi publik (përfshirë grantet) u ul me 0.2% në tremujorin e parë. Niveli i borxhit ishte 69% e PBB-së në fund të marsit, nga 70.1% që ishte në fund të 2017-s.
Forcimi i lekut dhe politik monetare
Forcimi i monedhës vendase, lekut, përkundrejt euros u përshpejtua në prill dhe veçanërisht në maj. Nga fund i muajit prill dhe 5 qershorit, vlera e lekut u rrit me 3.7% kundrejt euros, duke u rëmbyer në raportin e 124 lekëve për uero.
Kjo bëri që Banka e Shqipërisë më 6 qershor të të lehtësojë më tej politikën e saj monetare dhe që të ndërhyrjë direkt në tregun e këmbimit valutor. Banka Qendore ishte veçanërisht e shqetësuar se kursi i këmbimit do të ushtronte presion në inflacion dhe se kjo do të ngadalësonte vendosjen e tij në objektin prej 3%.
Norma bazë e interesit u ul me 25 pikë përqindje duke shënuar një rekord të ri të ulët prej 1.00%. Banka e Shqipërisë pret se norma bazë e interesit nuk do të rritet përpara tremujorit të dytë të 2019-s.
Tregu i punës
Tregu i punës reflektoi zhvillimet ekonomike. Në tremujorin e parë punësimi u rrit me 3.5% në krahasim me një vit më parë. Norma e papunësisë preku nivelin prej 13%. Megjithatë, papunësia te të rinjtë mbetet ende shumë e lartë, edhe pse ka pësuar rënie prej pikut në 2015-n. Në tremujorin e parë, papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç ishte 24.5%.
Ekonomia në Ballkanin Perëndimor
Rritja ekonomike vazhdoi në Ballkanin Perëndimor, ku rritja vjetore e PBB-së u llogarit 3.5% në tremujorin e parë 2018-s. Rritja ekonomike u nxit kryesisht nga Serbia, ekonomia më e madhe në rajon. Investimet dhe konsumi vazhduan të mbështesin rritjen në rajon. Deficiti i llogarisë korrente ishte 6% e PBB-së në fund të marsit.
Ekspansioni ekonomik solli krijim të vendeve të reja të punës dhe norma e papunësisë ra në pjesën më të madhe të tyre, por ende vijon të mbetet e lartë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht progresit në konsolidimin fiskal, niveli i lartë i borxhit publik është burim dobësie për pjesën më të madhe të shteteve.