Tregu i sigurimeve në rritje për të pestin vit radhazi – Dyfishohet volumi i primeve që nga viti 2008

E Enjte, 19 July 2018 07:11

Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje të qëndrueshme përgjatë dhjetë viteve të fundit, ndërkohë që rritja më e ndjeshme është shënuar në katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, volumi i primeve të shkruara bruto nga 6,561 milionë lekë që ishte në vitin 2008 arriti në 14,993 milionë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje mbi dy herë.

Sigurimi i Jo-Jetës vazhdon të jetë dominues në treg dhe në këtë segment mbizotëron sigurimi i detyrueshëm motorik. Edhe sigurimi i detyrueshëm motorik ka shënuar një rritje të qëndrueshme, me pak luhatje pas vitit 2011, vit kur u liberalizua sigurimi i detyrueshëm motorik.

Grafikët më poshtë paraqesin ecurinë e primeve të sigurimit për të gjithë tregun dhe primet e sigurimit të detyrueshëm motorik përgjatë një periudhe 10 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...