Burime zyrtare të Policisë së Lushnjës kanë bërë të ditur se një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 46-vjeçar.
Sipas tyre, 46-vjeçari me inicialet K. T., ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
“Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.