Ashtu si çdo ditë në orën 19:00 protesta e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka filluar edhe sot.
Ata ndodhen së bashku me shoqërinë civile dhe qytetarët që duan ta mbrojnë këtë pasuri përpara Teatrit duke vazhduar me veprimtarinë e tyre.
Ndryshe nga ditët e tjera protesta e tyre sot u shoqëruar edhe me mbjelljen e një peme. Veprim ky që simbolizon vazhdimësinë e jetës dhe ashtu siç vijon jeta e pemës ashtu duhet të vazhdojë edhe ajo e Teatrit.