Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç ka marrë titullin "Qytetar Nderi" i bashkisë së Beratit.
Në fjalën e saj ajo vlerësoi qytetin e Beratit si një thesar të çmuar të mbrojtur nga UNESCO. Kitaroviç tha se lidhjet e Shqipërisë dhe të Kroacisë janë të ngushta.
“Është kënaqësi e madhe për mua që të jem këtu dhe të marr këtë titull. Ky është një thesar i çmuar, i mbrojtur nga UNESCO dhe unë s'mund të zgjidhja një vend më të mirë për tu vlerësuar. Sot fola për historitë tona dhe ne kemi histori mijëra vjeçare pa pasur asnjë konflikt, kemi shumë gjëra të përbashkëta, veç detit Adriatik. Ka dhe shume rreth të kaluarës mes nesh, por do të përqendrohem tek e tashmja. Ju na keni mbështetur në vitet 90. Sot, jemi aleatë të NATO-s, Kroacia do t'ju mbështesë në integrimin evropian, politikë dhe fusha të tjera. Të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe atë të BE-së”, tha ajo.