Bujar Leskaj raporton në Kuvend – Dëmi 825 milionë euro, Berisha: Përse nuk i etiketon “hajdutët”?

E Enjte, 19 July 2018 20:11

110,5 miliardë lekë, ose 825 milione euro është dëmi ekonomik i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2017. Është kjo shifra e raportuar në Kuvend nga Kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj gjatë seancës plenare në Kuvend. Leskaj ka paraqitur para deputetëteve raportin vjetor të KLSH, duke theksuar se gjatë auditimeve janë konstatuar mungesë përgjegjshmërie nga ana e titullarëve të institucioneve publike, standarde të ulëta profesionale e mungesë eficence nga institucionet.

“Parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik shumën totale prej 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro. Shkeljet të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e fondeve të shpenzuara nga subjektet e audituara në shumën totale prej 99.05 miliardë lekë, ose afërsisht 739.7 milionë euro, nga e cila 92.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 6.3 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitetet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 105.8 miliardë lekë ose afërsisht 825.6 milionë euro”, tha kreu i KLSH.

Gjatë raportimit të Leskajt nuk kanë munguar as ngacmimet politike. Ish Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Leskajt të evidentojë në raport me termin “hajdutë” qeveritarët të cilët janë shkaktarët e këtij dëmi kolosal ekonomik. Nga ana e tij Leskaj është përgjigjur se ai vete dhe institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë detyrim ligjor të qëndrojnë jashtë ndikimeve politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...