Gaqo Gjini, 38-vjeçari që shkëmbeu zjarr me policinë në Rradhimë të Vlorës, ndodhet momentalisht në spital, ndërkohë familjarët e tij kanë zbuluar për Faxneës edhe momentet e terrorit.
Ka qenë vjehrri i tij, Qeremi i cili ka rrëfyer momentet e plagosjes së dhëndrit të tij në prani të fëmijëve. Ai ka zbuluar se Gaqo Gjini ndodhej në shtëpi me gruan dhe fëmijët, të cilët janë terrorizuar pas shkëmbimit të zjarrit.
“Në shtëpi Gaqo Gjini ka qenë me gruan dhe fëmijët. Janë terrorizuar. I kanë qëlluar në prani të fëmijëve. Gaqua nuk ka qenë i fshehur. Ai nuk ka plagosur asnjë person dhe nuk ka grabitur asnjë bankë. Ai ka qenë në shtëpi si çdo ditë”, ka thënë ai për Faxnews.
38-vjeçari Gazo Gjini ishte shpallur në kërkim nga policia për një sërë veprash penale, ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”. Mësohet se ai në gusht të 2016-ës kishte bërë një grabitje banke me dhunë , ndërsa dy muaj më parë ishte bashkë autor i një plagosjeje në Vlorë./Faxweb.al