Meteorologë: Kujdes nga kapriçot e motit javën e ardhshme

E Enjte, 19 July 2018 20:18

Moti gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që po pushojnë në bregdet.

Paqëndrueshmëri të motit do të këtë javën e ardhshme dhe nuk përjashtohen shirat, meteorologët parashikojnë dhe shtrëngata në vendet malore.

Metodi Marku, meteorologist në IGJEUM tha se edhe muaji gusht nuk pritet të jetë me temperatura ekstreme të larta, si vitin e kaluar.

“Temperaturat nga natyra nuk do të kenë shumë ndryshime nesër dhe pasnesër, rritje fare të vogla. Ndërkohë rritjet më të ndjeshme parashikohen gjatë të shtunës dhe të diela. Secila nga ditët e fundjavës pritet që të sjellin rritje 1-2 gradësh dhe kjo do bëjë që të rikthehemi sërish në vlerat e temperaturave që patëm. Destabilizimi i saj mund të ndodhë pasditeve në pjesët lindore dhe veriore në kufi me vendet fqinje. Në një pjesë të tyre këto mund të marrin formën e shtrëngatës.

Do të kemi një gusht shumë më poshte sesa vlerat e regjistruara vitin e kaluar. Ai vetë nga ana e tij do të jetë në krahasim me mesataren tipike të muajit gusht pak më të larta rreth 0.5-1 grad, por larg vlerave që arriti gushti i kaluar ku mesatarja ishte 3 gradë mbi mesataren normale”.

Meteorologët parashikojnë një verë të zgjatur dhe vjeshtë të vonuar me temperatura që do të jenë të larta edhe në muajin shtator./oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...