Vajza 5 vjeçe u shtyp në derën e shtëpisë, familja kërkon drejtësi: Autorin e liruan

E Enjte, 19 July 2018 20:38

Familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Kurjan të Roskovecit, kërkojnë që drejtësia të japë dënimin e merituar për drejtuesin e mjetit.

5-vjeçarja Afisela Metohu u përplas nga makina te dera e shtëpisë.

Ata thonë se nuk janë thirrur as si dëshmitarë për këtë ngjarje, ndërkohë që ekspertiza, tre ditë pas aksidentit e ka lënë të lirë drejtuesin e mjetit. Gjyshërit e vogëlushes akuzojnë për mitmarrje organet e drejtësisë së Fierit.

“Ishte me patentë amerikane dhe është arrestuar nga organet kompetente, ku mbas 3 ditësh lihet i lirë nga këto organe. Nga ekspertiza rrugore del i pafajshëm dhe shkruhet se shoferi ka qenë 15 deri në 20 kilometra.

Unë jam edhe vetë shofer dhe kam udhëtuar edhe me 100 km në orë dhe me 20, por nuk bën vaki që të vrasësh një fëmijë me atë shpejtësi që ata thonë”, shprehet Nazmi Metohu, gjyshi i vajzës.

“Unë si baba i vajzës kërkoj drejtësi, që gjaku i fëmijës tim të mos shitet apo blihet me para. Kërkoj vetëm drejtësi”, thotë babai i vajzës.

Në rast se nuk do të gjejmë zgjidhje te drejtësia shqiptare, familjarët e vogëlushes do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...