Përplasja me të kërkuarin në Radhimë, ja sa gëzhoja u gjetën sot nga policia

Premte, 20 July 2018 15:50

Policia e Vlorës i është rikthyer vendit të ngjarjes të një dite më parë në Radhimë, atje ku pati përplasje me të kërkuarin Gaqo Gjini. Nga kqyrja mësohet se janë gjetur 20 gëzhoja arme, për të cilat do të bëhet verifikimi dhe ekspertiza.

Gëzhojat janë gjetur në një rrëzë të gjerë, në rrugë, oborrin e shtëpisë ku ishte fshehur i kërkuari dhe në tarracë.

Një ditë më parë në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Sipas policisë, efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gjini u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”./ABC Neës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...