Banda qeveritare në aksion, nis çmontimin e Teatrit Kombëtar

Saturday, 21 July 2018 10:43

Në një kohë që ligji i miratuar për shembjen e Teatrit nuk ka hyrë në fuqi pasi ende nuk është dekretuar nga Presidenti, ka nisur shembja e Teatrit nga banda e Ramës. Në orët e mbrëmjes janë shkulur tabelat e reklamave të Tetarit që qëndronin aty. Po ashtu janë hequr edhe kabllot e ndriçimit. Më herët gjatë natës së djeshme banda e policisë bashkiake ka sulmuar dhe ka hapur vrima të mëdha në muret e Teatrit.

Janë hequr tabelat e reklamave, tabela kryesore ‘Eja në teatër’, dhe po zhdukën të gjithë prozhektorët e Teatrit! 

Robert Budina u shpreh se ky është një provokim. “Jemi në gjendje të reagojmë. Ky është një veprim që nuk  duhet të bëhet pa u zbatuar ligji. Mund të shkojmë në një prag përplasje. Unë e pashë me shumë pozitivitet diskutimin me ndërkombëtarët.” Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj u shpreh se po i japin urdhërat me gojë dhe kjo është diktaturë. Liçaj deklaroi se  kemi informacion se ka zhvendosje të objekteve brenda Teatrit Kombëtar.

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpërndau në media lajmin se në pjesën e pasme të Teatrit, muri ishte degraduar deri në atë pikë, sa ishin hapur vrima të mëdha, por sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha kjo ishte kryer nga policët bashkiakë.

“Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalebanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...