Në kulmin e sezonit turistik qeveria bllokon 11 hotele

Saturday, 21 July 2018 10:56

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...