Kapet dhe ndalohet një 38-vjeçar i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Siç bëhet me dije nga policia e Tiranës në pranga është vënë Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.