Perla e Kavajës të siguron një plazh të pastër, por rruga...

Diel, 22 July 2018 19:03

Plazhi i Gjeneralit është një nga plazhet më të bukura dhe të pastra të Adriatikut, i vendosur midis dy kepave shkëmbore dhe i rrethuar nga shpate të buta e të gjelbra kodrinore.

Me ujra kristal në blu të thellë e me shkëmbij nënujorë që ngrenë krye mbi to, plazhi është formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detit, por për të mbërritur në këtë perlë të natyrës shqiptare duhet të përshkosh një rrugë të prishur që gjarpëron fshatrave të Kavajës drejt bregdetit.

“Vend i mirë. Ujë i pastër, por rrugë e keqe. Vijmë me sforco. Vijmë nga Tirana. Plazhi i Durrësit është i mbingarkuar, ndaj zgjodhëm Plazhin e Gjeneralit. Po të ketë ifrastrukturën më të mirë, do të ketë më shumë njerëz. 

Është plazh shumë i mirë, por këtu në Shqipëri më duket se ca janë të nënës e ca të njerkës. Më duket se kjo bashki është e Partisë Demokratike dhe qeverisja qendrore e PS-së nuk bën investimin e rrugës. Rruga nuk ka qenë kështu. Kam 5 vjet që vij këtu, po kamionat që kalojnë për të ndërtuar portin e jahteve e kanë shkatërruar dhe e kanë lënë në mëshirë të fatit. I bëj thirrje që nëse kanë mundësi, ta rregullojnë rrugën”, thonë pushuesit.

Peisazhet dhe ushqimi i freskët e i shijshëm që të ofron ky plazh, bazuar te prodhimet e detit, të bëjnë të harrohesh. Relaksi është i garantuar, por për shumë pushues e veçanërisht turistët e huaj, Plazhi i Gjeneralit mbetet si molla e ndaluar.

“Plazhi i Gjeneralit është plazhi më atraktiv i Shqipërisë së Mesme, por që të jemi të sinqertë është rruga që na penalizon gjatë javës sidomos, por kemi turistët besnikë në çdo sezon. Është një vend që ia vlen të vizitohet. Është qetësi, është plazh familjar me një bukuri natyrore që Zoti e ka hedhur si me dorën e vet”, shprehet një operator turistik.

Bashkia e Kavajës ka premtuar riparimin e pjesshëm të rrugës, por është mesi i sezonit dhe ende asgjë nuk është bërë. Me një kapacitet akomodues prej 120 shtretërish, viletat e drurit dhe apartamentet e vogla presin turistët e huaj e vendas, që të shijojnë jo vetëm qetësinë, pastërtinë e ushqimin e mirë, por dhe peizazhet mahnitëse të zonës, që vendasit thonë se u shijuan së pari nga gjeneralët e huaj, që kaluan këtyre anëve në kohë të ndryshme./tch

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...