Këtë të diel një tjetër person u mbyt në bregdetin shqiptar, kësaj here në zonën e Gjirit të Lalzit.
I riu i moshës 18 vjeçare është identifikuar. Fjala është për Faton Alixhejan, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Durrësit. I riu u nxor në breg nga pushuesit.
Njëri prej tyre i cili ka parë të gjithë ngjarjen dha këto detaje për Jeta Osh Qef:
"Sapo ndodhi një mbytje ne Gjirin e Lalezit, as polici as ambulance nuk erdhi. Ka ndenjur nje ore shtri dhe njerëzit përreth u munduan me i dhene ndihme por nuk munden. S’kishte as roje bregdetare asgje! Ishte diku rreth 23 vjec, e nxorën nga bregu me puls shume te dobët dhe vonesa e ambulancës beri te humbte jetën.
Kur erdhi ambulanca kishte vdek. Nje cun e kishte pare duke lundruar ne uje dhe e ksihte kuptuar qe ksihte diçka qe nuk shkonte dhe e kishte lujt, po ai skishte reagu e ne ate moment e kishte nxjerre ne breg.
Une iu afrova dhe ai ishte i nxire shume ne fytyre. I njoftuam 100 here policinë e ambulancën e serdhen, po ca cuna u munduan ta shpetonin po smunden. Nuk dinim çfarë te bënim, nenes i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt e njerëzit kishin frike me e prek. E perjetova shume keq kete situate, turp per unifromat blu dhe shtetin e duan vetëm me na rrjep dhe per ndihme per popullin svijne kurrë!”
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.