I riu Ervid Palaj humbi jetën mesditën e sotme në Vilun, pasi shpëtoi të fejuarën e tij dhe motrën nga mbytja.
Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët.
Gjesti i të riut Palaj është vlerësuar nga i gjithë opinioni publik, ndërsa tentativat për sjelljen në jetë të Ervid Palaj ishin të shumta, por fatkeqësisht pa rezultat.
Ish-kryeministrin Sali Berisha ka një mesazh të veçantë mbrëmjen e sotme për familjen e të riut nga Dajçi që sakrifikoi jetën e tij.
‘Nderim të veçantë pr ju Ervid Palaj, sot dhe rininë dhe jetën si një hero i vërtet i familjes, për të shpëtuar të fejuarën dhe motrën tënde nga kthetrat e vdekjes që mizorisht të mori përgjithmonë.
Miq, le t’i shprehim ngushëllime familjes së Ervidit!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.