Kompania më e mirë në bursë këtë vit nuk është Netflix – Titulli i kalon Abiomed

Tuesday, 24 July 2018 09:21

Aksionet e Netflix janë dyfishuar këtë vit për shkak të raporteve për rritjen e të ardhurave, por edhe për rritjen e numrit të abonentëve. Megjithatë Netflix nuk është performuesi më i mirë në S&P 500 në 2018.

Gjithashtu nuk është as Twitter (TWTR) apo Amazon (AMZN). Titulli tashmë i takon Abiomed, një kompani e pajisjeve mjekësore, e cila u bë pjesë e bursës S&P 500 në fund të muajit maj.

Shitjet e Abiomed (ABMD) janë rritur me 125% këtë vit. Kompania prodhon pompën e zemrës Impella, një pajisje që ndihmon në nxitjen e qarkullimit dhe rritjen e performancës kardiake.

Abiomed është duke u zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse Netflix (NFLX). Të dyja kompanitë kanë diçka që investitorëve u intereson siç janë shitjet e shumta dhe rritja e fitimit.

Analistët e Wall Street-it presin që Abiomed të raportojë rritjen e shitjeve prej rreth 30% këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ndërsa, fitimet duhet të jenë rreth 45% këtë vit dhe gati 35% vitin e ardhshëm.

Analistët kanë qenë vazhdimisht duke rritur parashikimet e fitimit për kompaninë dhe Wall Street vazhdon ta pëlqejë këtë titull sepse është më shumë se dyfishuar.

Por Abiomed, sikurse Netflix, ka aksione tepër të shtrenjta. Ndërmarrjet më të mëdha mjekësore të firmave si Medtronic (MDT) dhe Abbott Laboratories (ABT) tregtojnë 17 dhe 22 herë vlerësimet e fitimeve për vitin 2018.

Mbështetja e Abiomed në Impella gjithashtu e bën atë më pak të rrezikshme. Kompania u shpreh në maj se pompat e zemrës përfshijnë pothuajse të gjitha shitjet e saj përgjatë tremujorit të fundit. Investitorët do të dëgjojnë më shumë për Abiomed më 26 korrik, kur kompania do të bëjë të ditur fitimet e saj të fundit.

Pra, nëse Abiomed raporton një raund tjetër të rezultateve të forta në lidhje me të ardhurat , ajo mund të zgjerojë kryesimin e saj në majë të S & P 500 mbi gjigantët më të njohur të teknologjisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...