Studiuesi i njohur italian: Beteja për Teatrin duhet fituar patjetër

Tuesday, 24 July 2018 10:21

“Do të doja vetëm të kujtoja se kryeqyteti juaj i bukur, Tirana “ime”, nuk ka shumë ndërtesa që kanë një moshë më se 80 (tetëdhjetëvjeçare), nëse përjashtohen – vetëm për pak – Ministritë dhe sigurisht Xhamia e Et’hem Beut. Nuk e kemi luksin të shkatërrojmë një nga këta ndërtesa të pakta që mund të konsiderohen “pothuajse të lashta”.

Kështu u shpreh studiuesi italian i historisë shqiptare Paolo Muner para protestuesve kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ditën e djelë në Tiranë.

Muner theksoi veçoritë arkitektonike të godinës së teatrit , shkruan Exit.al,duke u shprehur:“Si italian, ndjej shumë keqardhje kur mendoj që mund të shkatërrohet një copëz tjetër e kryeqytetit të mrekullueshëm që ishte projektuar nga arkitektët më të mirë italianë të kohës.

Jemi në zonën e Ministrive, në mes të pallateve të vjetra të projektuara nga arkitektët italianë, në të majtë kemi pallatin e ndërtuar si seli të Assicurazioni Generali të Triestes, për të cilin jam munduar të bind prej vitesh pronarët e vjetër për të kërkuar kthimin e pronës dhe për ta restauruar në mënyrë të përshtatshme. Gjërat kanë shkuar ndryshe, por restaurimi, më në fund është bërë, me një rezultat, sipas meje shumë të bukur, edhe pse nuk jam arkitekt. Në të njejtën mënyrë, në vend të shkatërrimit, restaurimi i Teatrit Kombëtar mund të kishte krijuar, mund të krijojë, një ball rrugor, të rrugës që quhej Rruga e Sahatit.”

Paolo Muner i ndodhur në Tiranë për konferencën e zhvilluar mbi Aleksandër Moisiun, aktorin e madh me origjinë shqiptare të lindur në Trieste u shpreh se projekti i Teatrit kombëtar i ngjan projektit të një arkitekti të famshëm vjenez, i cili kishte dashur të ndërtonte të njëjtën godinë në Venecia.

“Ja pra, e dimë që Moisiu nuk ka arritur në kohë të shikojë Teatrin Kombëtar, sepse ka vdekur më herët. Por mund t’ju them që do t’i kishte pëlqyer, sepse kam parë dhe kam studiuar projektin e një vile, vizatuar nga një arkitekt shumë i famshëm vjenez, që do të kishte dashur të ndërtojë në Venecia, e që na ofron disa ngjashmëri stilistike. Pastaj Moisiu nuk do të kishte pranuar këtë shkatërrim thjesht për një fakt kulturor, ashtu siç nuk po e pranoni ju, ashtu siç nuk po e pranoj unë”, u shpreh studiuesi italian Muner.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...