Lezhë, sekuestrohen 200 kg marijuanë, 4 në pranga

Tuesday, 24 July 2018 10:25

Policia e Shteti ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 25 kg marijuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri, ndërsa ka vënë në pranga edhe 4 persona.

Njoftimi i Policisë

Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, pas një  pune operacionale dhe profesionale të mirë organizuar, të ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore disa javore,  finalizuan me sukses operacionin e koduar "Summer storm".

Si rezultat i tij u sekuestruan:

- 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë

- 4 litër vaj hashashi

- 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë

- 2 automjete

- 4 celularë

Të kapur në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë - Mamurras, u arrestuan shtetasit:

- Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë

- Miri ( Ardit)  Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë

- Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë

- Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje  të mëtejshme për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 10:30
Login to post comments