×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tmerr në Greqi, flasin dëshmitarët: Një vajzë u hodh nga shkëmbi për ti shpëtuar flakëve, të djegur të përqafuar në tokë...

Tuesday, 24 July 2018 17:13

Të tjera dëshmi tronditëse po dalin pas vdekjes së të paktën 60 personave nga flakët që shkatërruan edhe qytetin bregdetar të Matit, në lindje të Athinës. Një dëshmitare, zbulon momentin tronditës të vdekjes së një vajze të re, e cila u hodh drejt vdekjes për të shmangur zjarrin.

Gruaja e quajtur,  Maria Patsiou zbulon momentet kur një vajzë e re u hodh nga buza e një shkëmbi, për të shmangur zjarrin që po afrohej.

Dëshmitarja tha se vajza 13-vjeçare kërceu duke menduar se ajo do të arrinte në det. Në vend të kësaj, ajo vdiq në shkëmbinj. Duke folur për faqen greke neësit.gr, Patsiou tha se dëgjoi një britmë dhe më pas e pa vajzën duke kërcyer. Kur ajo iu afrua, vajza kishte vdekur gjatë  përplasjes, ndërkohë që ishte e  mbuluar me djegie. “Ishte si 11 shtatori. Më kujtoi njerëzit që kërcenin nga Kullat Binjake “, tha Patsiou.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit kanë rrëfyer momentet  tmerruese kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant.

Sipas mediave greke pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë, dhe akoma më prekës është fakti që disa prej tyre janë gjetur të përqafuar me njëri-tjetrin në përpjekjet e fundit të dëshpëruara për shpëtim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...