×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

(Foto) Masakra e breshrit në prodhimet e fshatrave të Elbasanit

Tuesday, 24 July 2018 17:17

Vere se kjo e këtij viti zor se mbahet mend. Reshjet e shiut të shoqëruara me breshër dhe stuhi  pasditen e së hënës kanë prishur totalisht të mbjellat bujqësore.

 Në momentin kur prodhimet ishin në kulmin e tyre një breshëri diametrit 3-5 cm prishi çdo gjë duke nisur nga kulturat  bujqësore, pemtari e vreshtari, por më të dëmtuara janë perimet, mollët, arrët dhe rrushi. Tashme fermerët ndjehen të rrënuar, ndërsa vlera e dëmit është relativisht e lartë. Fermerët shprehen, se te ardhurat nga bujqësia janë  e vetmja mënyrë që ata të  mbijetojnë. Ata kanë kërkuar që të evidentohen dëmet në terren dhe te behet kompensimi i tyre nga strukturat përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Elbasanit.

Në të njëjtën linjë me fermerët shprehet edhe kryeplaku i fshatit, ndërsa thekson faktin se një breshër të tillë nuk e kishte parë ndonjëherë të binte.

Ndërsa  administratori  i njësisë administrative Labinot Mal Ruzhdi Pisha tha se pushteti lokal do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për të kompletuar dosjet sipas ligjit dhe do të bëjë maksimumin për të dëmshpërblyer fermerët.

Kjo situatë e pazakontë për periudhën e verës, sipas banoreve të zonës do të ketë pasoja për të mbjellat edhe në vitet që do vijnë. Ndërkaq dëme më të vogla nga moti i keq i shoqëruar me stuhi, janë shkaktuar edhe në mjaft fshatra të tjerë të Qarkut të Elbasanit. Kujtojmë se edhe në muajin qershor Elbasani  u prek nga një breshër I pazakontë, ndërsa fermerët nuk përfituan asnjë ndihmë nga shteti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...