Komisariati i Hasit drejtohet nga trafikantë dhe hajdutë

E mërkurë, 25 July 2018 11:09

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme dy shefat e policisë në Has.

Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj shefave të policisë së Hasit, për të cilët thotë se janë hajdutë dhe trafikantë.

Denoncimi i Berishës

Trafikante dhe hajdute shefa ne komisariatin e Hasit!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Përshendetje! I nderuar e keni dhe shefin e komisariatit Has të denuar , imoral dhe trafikant dhe vazhdon detyren e partisë si shef komisariati në Has , gjithashtu dhe shefi krimeve vëllai i Mira Dautit kryetare ps Has, kuptohet sekret !Në vitin 2002 për falsikim të dokumentave shkollorë është denuar 6 muaj por ju ka konvenuar me kusht, ndërsa shefi krimeve në vitin 2004 për vjedhje ka marrë 2 telefona celular një emigranti nga anglia”

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 11:11
Login to post comments