Grabitësit lihen në burg, Anna tregon gishtin e mesit

E mërkurë, 25 July 2018 11:18

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për 31 vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç, të cilët akuzohen se grabitën një karburant në Levan dhe tentuan të vidhnin dy të tjerë.

Gjyqtar i çështjes ishte Piro Sota ndërsa Çlirim Sino prokuror.Sipas avokatit, dy të pandehurit kanë shprehur pendesë në gjykatë.

Por ndërsa dy të rinjtë linin gjykatën, ra në sy një gjest i 31 vjeçares, e cila ngriti gishtin e mesit si për të kruar hundën, ndërsa gazetarët e pyesnin nga larg: Anna, ke gjë për të thënë?

Malaj dhe Gembi nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një karburant në Levan, ku morën 30 mijë lekë të reja, ngjarje e ndodhur më 2 korrik.

Ndërsa më datat 7 dhe 15 korrik, ata tentuan të grabisin të armatosur e të maskuar dy karburante në Mallakastër dhe lagjen '1 Maji' në Fier.

Historia bëri bujë, pasi 31 vjeçarja Ana Malaj, është e vetma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri.

Policia sekuestroi një makinë, një armë gjahu, 4 targa të falsfikuara e doreza që përdoreshin nga dy kushërinjtë grabitës.

Ata tashmë akuzohen për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Login to post comments