×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Më falni, nuk flas italisht”, Ambasada Shqiptare në Greqi lë ‘nam’ duke mos kuptuar shqipen

E mërkurë, 25 July 2018 13:10

Situata emergjente në Greqi nga flakët që sollën shumë viktima dhe plagosën qindra të tjerë, është përcjellë çdo moment nga mediat shqiptare, të cilat kanë informuar publikun mbi çdo zhvillim të ri.

Mes viktimave ka qenë edhe një grua shqiptare, e cila ka gjetur vdekjen në banesën e saj, e shkrumbuar nga flakët. Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendin helen, Ambasada Shqiptare në Greqi ka vënë në dispozicion numra ku shtetasit mund të telefonojnë për të kërkuar ndihmë.

Në një transmetim live që një television shqiptar po bënte dje duke raportuar situatën në Greqi, ata kanë bërë një lidhje direkte telefonike me Ambasadën Shqiptare në Greqi, duke telefonuar në një prej numrave që ata kishin dhënë në dispozicion.


Mirëpo, personi që u përgjigj nga ana tjetër e telefonit duket se nuk po e dëgjonte spikeren që po i fliste shqip. Ai iu përgjigj asaj në anglisht, pastaj i foli greqisht dhe në fund ia ktheu prap anglisht: “Na falni, nuk flas italisht”.

Kjo video bëri xhiron e rrjetit, ku shumë njerëz kanë kritikuar përgjigjen e Ambasadës. Videon mund ta shikoni më poshtë:

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 13:12
Login to post comments