×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kujdes! Ish-ministri i bujqësisë ngre alarmin: “Mishi në treg i ngjyer dhe damkosur me bojë kancerogjene”

E mërkurë, 25 July 2018 13:28

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka ngritur sot alarmin lidhur me mënyrën se si tregohet mishi.

Sipas tij, shqiptarët po konsumojnë mish të damkosur me bojë aniline. Në një status në facebook, deputeti i LSI-së, thotë më tej se kontrolli është në dorën e mashtruesve që hiqen si inspekotorë.

”Në vend të përdorimit të një vule termike apo me shënjues organikë të padëmshëm, sipas modeleve të BE-së dhe të administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lënë dorë të lirë kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektorë, që krahas thikave dhe hanxharit të përvetësojnë edhe zanatin e piktorit apo të bojaxhiut me penela certifikimi”, shkruan Panariti.

Reagimi:

Mish ne treg i zhyer dhe damkosur me boje aniline, qarkullon varur ne cengela te zgjyrosur!!… Nje turp!… Nje rrezik per shendetin publik! Sepse, nje boje e tille e pa autorizuar eshte kancerogjene! Perpos qe demton ne mënyrë të pariparueshme cilesine e mishit duke u perthithur ne gjeresi dhe thellesi te mases muskulare?!

Kjo, gjoja per te certifikuar nje kontroll veterinar thuajse inekzistent!! Ne vend te përdorimit te nje vule termike apo me shenjues organike te pademshem, sipas modeleve te BE-se dhe te administruar me proces verbal dhe përgjegjësi administrative …u kemi lene dore te lire kasapeve dhe mashtruesve gjoja inspektore, qe krahas thikave dhe hanxharit te pervetesojne edhe zanatin e piktorit apo te bojaxhiut me penela certifikimi.

Login to post comments