Mitropoliti i Korçës imzot Joan Pelushi, 20 vjetorin e fronëzimit të tij në krye të Dioqezës së Korçës, ka zgjedhur ta festojë me njerëzit në nevojë.
Janë më shumë se 100 persona që frekuentojnë mensën “Shërbesa e Dashurisë”, e cila është hapur 15 vite më pare me iniciativë të hirësisë së tij.
“Çdo gjë që kisha ka, duhet ta ndajë me njerëzit, e nëse nuk kemi realizuar këtë gjë s’kemi realizuar misionin tonë”, shprehet mitropoliti.
Mensa shërben nga e marta në të premte një vakt ushqimor falas për të varfrit.