×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mos planifikoni pushime! Shi edhe në fundjavë

E mërkurë, 25 July 2018 14:33

Për pak ditë mirëpresim gushtin, por sikur të mos ishte për ditët kalendarike, do të na dukej sikur po përgatitemi për stinën e vjeshtës.

 Gjatë ditëve në vijim pritet që moti të jetë me vranësira dhe shtrëngata shiu gjatë pjesës së dytë të ditës. Pas rënies së temperaturave, këto të fundit do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare nga dita e enjte ! Vlera maksimale do të arrijë 29 gradë ndërkohë vlera minimale 17 gradë Celsius.

25.07 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

26.07-27.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

28.07-29.07 – Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Login to post comments