Fillon projekti i Ramës për të ndërtuar kulla në Parkun e Liqenit

E mërkurë, 25 July 2018 20:48

Qeveria me vendimin numër 406 të datës 4 korrik ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të territorit prej 25 mijë metra katrorë ku ndodhet sot Garda e Republikës me qëllim realizmin e projektit “Për hyrjen e Parkut”. Ky vendim i hap rrugën realizimit të projektit të vjetër të Kryeministrit Rama për ndërtimin e kullave në Parkun e liqenit.

Në pranverë të viti 2015, qeveria Rama çeli, pa bërë asnjë njoftim publik, konkursin për hyrjen e Parkut të Liqenit. Në të paraqitën propozimet e tyre nentë studio shqiptare dhe të huaja. Këto projekte iu nënshtruan vlerësimit nga një juri me nëntë personalitete të arkitekturës, në muajin korrik.

Por bërja publike e qëllimit të qeverisë për të ndërtuar në një nga zonat më të rëndësishme të parkut të Liqenit ngjalli revoltim të qytetarëve. Nga ky presion publik, qeveria e shtyu konkursin për në shtator. Por, në shtator asgjë nuk u bë publike.

Befas, në dhjetor të 2015 Zoti Veliaj zbuloi se qeveria ndërkohë kishte vendosur, larg vemendjes së publikut, për një projekt ndërtimi. Kryebashkiaku Veliaj gjatë një interviste televizive në dhjetor të 2015 deklaroi se ai e ka përzgjedhur projektin për hyrjen e Parkut të Liqenit dhe se projekti përmban vetëm një godinë.

Pa dhënë sqarime për proçedurën e përzgjedhjes apo për emrin dhe projektin e plotë të studios fituese, Zoti Veliaj u mjaftua duke thënë se “vendimi që morëm është i drejtë.”

Tani, miratimi i kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë tregon se projekti është miratuar në fshehtësi pa bëre publik asnjë detaj përfshi elementët e ndërtesës, koston, burimin e financimit, ndërtuesin, etj. Exit.al

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 20:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...