Kredia “ikën” nga Tirana – Më pak kredi në kryeqytet, më shumë në qarqet e tjerë

Tuesday, 31 July 2018 13:57

Gjatë këtij viti kredia në Tiranë ka rënë ndjeshëm, ndërsa në shumicën e qarqeve të tjera të Shqipërisë është rritur lehtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në qarkun e Tiranës në fund të muajit qershor kishte vlerën e rreth 395 miliardë lekëve, afro 12 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2017.

Rënia e kredisë në Tiranë lidhet edhe me strukturën e kredisë. Bizneset dhe sidomos ato më të mëdha janë të përqendruara kryesisht në këtë qark dhe kjo sjell edhe një luhatshmëri më të lartë të portofolit të kredisë.
Tirana dominon ndjeshëm kreditimin e ekonomisë, me 73% të portofolit total. Megjithatë në gjysmën e parë të këtij viti vërehet një rritje e kredisë në qarqet e tjerë të vendit.
Nëse përjashtojmë Tiranën, për qarqet e tjera të Shqipërisë kredia në gjashtëmujorin e parë të vitit është rritur me 2.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Rritja më e lartë është regjistruar në qarkun e Durrësit, ku vlera e portofolit të kredisë ka arritur në afro 40 miliardë lekë, me një rritje prej rreth tre miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë të vitit. Rritje, në përmasa më të kufizuara, kredia ka regjistruar edhe në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Korçës. TV Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...