Shqipëria afër BE? Me 7% rritje, në 2025 një shqiptar do ketë 50% të standardit të një europiani

Tuesday, 31 July 2018 13:25

Shqipëria ka normën më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në fuqi blerëse, pra të rregulluar sipas standardit të jetesës në secilin vend.

Një projeksion i fundit i Bankës Qendrore Europiane ndërkohë, tregon se, Shqipëria është e destinuar që të qëndrojë e fundit, me përjashtim të ndonjë mrekullie.
Në skenarin më të mirë, shqiptarët do të arrinin gjysmën e europianëve, pra sa 50% e pasurisë së tyre kombëtare për frymë, në vitin 2025, por vetëm në rast se Shqipëria do të regjistronte një normë rritje prej thuajse 7% çdo vit, deri në 2025.
Ky është edhe viti që vlerësohet gjerësisht si ai zgjerimit të radhës së Bashkimit Europian, çka do të thotë se, në rastin më të mirë të mundshëm, në vitin 2025, kur Ballkanit mund t`i hapet dera për në Europë, një shqiptar mesatar do të ketë një standard jetese sa gjysma e një europiani mesatar.
Skenari tjetër ndërkohë, ngjyra e kuqe, thotë se, rritja do të duhej të ishte pranë 5% në rast se vendi do të arrijë këtë objektiv brenda 2030-ës. Skenari më pesimist, thotë se do të duhet të presim vitin 2035. Por gjithsesi, me normat aktuale të rritjes ekonomike, duket se do të duhet të kalojë viti 2030 për të arritur një PBB për  frymë sa 50% e europianëve. TV Scan

pbb.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 13:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...