Pse po hesht KPK për njeriun e Engjëll Agaçit, falsifikoi të dhënat

Tuesday, 31 July 2018 13:23

Lulëzim Hamitaj, komisioneri i Vetingut që akuzohet nga Partia Demokratike si fallsifikues dokumentash, konsiderohet si “njeriu” i Ëngjëll Agaçit” nga kolegët e tij në Komsionin e Pavarur të Kualifikimit. Nuk është e qartë se përse i kanë vendosur këtë epitet, por ndoshta për shkak se si komisioneri Hamitaj, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë duhet të kenë krijuar njohje gjatë karrierës së tyre avokatore në Romë, Itali.

Komisioneri Hamitaj sot gjendet në një situatë shumë të vështirë. Nëse vërtetohen akuzat publike të Partisë Demokratike, të ngritura në bazë të dokumentave zyrtarë, atëherë ai jo vetëm që humbet vendin e punës dhe pritet të përballet me drejtësinë, por nga ana tjetër jep një dëshmi se filtra e “vetingut” të qeverisë dhe maxhorancës socialiste në Parlament janë çarë gjatë verifikimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, prezantuan në një konferencë të posaçme për median gjetjet e tyre mbi dokumentacionin zyrtar të Komisionerit Lulzim Hamitaj. Ky i fundit, në kohën kur kandidonte për anëtar të KPK-së ka dorëzuar, ndër të tjera, edhe një çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze, një kriter bazë për kualifikimin në detyrën e kontrolluesit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga investigimi i Partisë Demokratike, ka dyshime të forta se Lulzim Hamitaj, jo vetëm që nuk ka kualifikimin e duhur, por, për të siguruar një vend në KPK, ka fallsifikuar dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pas publikimit të këtyre fakteve, kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisionerët Publikë që të marrin menjëherë masën disiplinore për largim nga detyra të Lulzim Hamitaj, për shkak se nuk plotëson kriteret formale për të qenë në atë detyrë.

Njëkohësisht, partia më e madhe opozitare kërkoi nga Prokuroria të nisë menjeherë hetimin për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”.

Pas më shumë se 24 orë nga ky denoncim publik, i bazuar në dokumenta zyrtarë, vetëm zyra e Kryeprokurores së Përkohshme ka shpërndarë një informacion anemik për median, ku theksohet se: “Prokuroria e Përgjithshme kërkon vlerësimin e rastit, duke ia përcjellë prokurorisë kompetente (të Tiranës) për verifikim”.

Ndërkohë, as komisioneri Hamitaj dhe as strukturat aradhë të Vetingut, përfshirë edhe monitoruesit ndërkombëtarë, nuk kanë dhënë asnjë reagim mbi denoncimin e Partisë Demokratike. Për më tepër, rreth dy orë pas akuzave të opozitës, komisioneri Lulzim Hamitaj u paraqit në seancën dëgjimore për prokurorin Besnik Muçi, sikur asnjë të mos kishte ndodhur./ Boldnews

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...