Mediu kërkon asistencën e ndërkombëtarëve për kolapsin në drejtësi

Tuesday, 31 July 2018 18:05

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në Fax News, u shpreh se Shqipëria ka nevojë të menjëhershme për një asistencë ndërkombëtare për kushtetutshmërinë. Sipas tij kryeministri Edi Rama luftën kundër gjyqësorit e ka vetëm për një arsye, për të kontrolluar sistemin e Drejtësisë.

“Rama luftën kundër Gjyqësorit e ka vetëm për një arsye, për të kontrolluar sistemin gjyqësor. Rama ka goditur Gjykatën Kushtetuese. Çdo ligj që kalon Rama është antikushtetues dhe nuk ke mundësi për ta ankimuar.Të gjitha këto procese janë të qëllimshme për të shkatërruar një herë e mirë pushtetin gjyqësor. Është marri, është psikopati. Një shtet duhet që të mendojë që në të njëtën kohë që bën Vettingun duhet të plotësojë vendet vakante.

Komisioni i Venecias e kishte parashikuar qartë këtë situatë që ndodhemi sot. PS e injoroi tërësisht Komisionin e Venecias. Ajo që është më e dhimbshme është se ky proces i Vettingut shkon në standarde të dyfishta. Të gjitha këto kanë të bëjnë me këtë influence politike.

Sot mbi 90% e gjyqësorit kontrollohet nga shteti. Jemi në një situatë të kolapsuar e cila nuk ka asnjë shans që të luftojë korrupsionin. Edi Rama emëroi një kryeprokurore në mënyrë antikushtetuse. Me mënyrën si është konfiguruar mund të shkoj deri në 5 ose 7 vjet.”

Mediu u shpreh se opozita duhet të veprojë dhe të kërkojë menjëherë asistencë ndërkombëtare për kushtetutshmërinë e vendit, pasi sipas tij politika e brendshme nuk do t’i japë zgjidhje.

“Këto ndryshime kushtetuese patën dhe mbështetje ndërkombëtare. Ne si opozitë e kemi të nevojshme dhe urgjente të kërkojmë një asistencë ndërkomëbtare për të parë kushtetutshmërinë e vendit. Mund të kërkohët mbështetja nga SHBA ose Gjermani. Këto vende kanë nivele të larta të njohjes së kushtetutës. Unë mendoj se opozita duhet të veprojë dhe jo të bëjë deklarata të njëpasnjëshme. Kemi nevojë për një gjykim të paanshëm që të merren me analizën tonë për problemet që ka Kushtetuta. Nuk besoj se ka një gjyqtarë në botë që mund të pranojë që Shqipëria të jetë pa Gjykatë Kushtetuese.

Unë shtoj se sot për sot kemi nevojë për një asistencë të fuqishme kushtetuese ndërkombëtare. Shpresoj që Gjermania të na vijë në ndihmë. Brenda vendit tonë nuk do të marrim zgjdhje.

Unë nuk mendoj se situata me drejtësinë mund të presi, jemi në një situatë të papranueshme, nuk na funksionon më shteti. Ne do vazhdojmë të futemi në kolapse. Ne sot nuk kemi Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Edhe kjo është një situatë e papranueshme dhe na duhet një asistencë ndërkombëtare.”

Modifikuar më Tuesday, 31 July 2018 18:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...