Greqia nuk po e gjen dot qetësinë. Një tjetër zjarr i madh ka rënë dhe këtë herë është në ishullin e Zakynthos. Ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh në këtë zonë. Sipas medieve vendase, janë shumë vatra zjarri në zonë, ndërsa era po i përhap.
Tre automjete dhe 9 zjarrfikës po përpiqen ta vendosin nën kontroll ndërkohë që një helikopter i brigadës së zjarrit ka ardhur në ndihmë të tyre për të shuar flakët.