Ballkani nën “ethet” e Eurobondeve,  sa kushtoi besimi, në tregjet e kapitalit

E mërkurë, 01 August 2018 06:56

Shqipëria do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në tregjet e kapitalit këtë vit për të siguruar një Eurobond në vlerën 500 milionë euro duke provuar veten para investitorëve pas tre vitesh. Kuponi me të cilin vendi ynë siguroi borxhin e fundit në këto tregje ishte me një interes 5.75 për qind.

Boshti që shërben për caktimin e interesit në borxhet e kapitalit është besimi që transmeton vendi emetues që zakonisht është derivat i raporteve të rëndësishme. Së pari në analizë merren raportet e insitucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Bortërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Po kështu merren raportet e agjencive të vlerësimit të kreditit Moody’s, Standard and Poor’s apo Fitch Rating e në vazhdim edhe një sërë elementësh të tjerë të kombinuar.
Viti 2018 duket të jetë një vit “ethesh” Eurobondi për një pjesë të mirë të vendeve të Ballkanit. Shqipëria duket të jetë e fundit që del në tregjet e kapitalit ndëkrohë që më herët me sukses kanë përfunduar këtë process Maqedonia, Mali I Zi dhe Republika Serbe e Bosnjës( njëra nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnjës). Të treja kanë siguruar eurobonde me vlera të konsiderueshme.
Siparin e ngriti Maqedonia në janar e cila emetoi një Eurobond me vlerë 7 vjeçare në janar të këtoij viti dhe me një normë interesi prej 2.75 për qind. Kjo është norma më e ulët me të cilin ky shtet që doli për herë të shtatë në tregje ka siguruar ndonjëherë borxhin. Më herët interesat janë luhatur mes 3.9 dhe 9.8 për qind. Kërkesa e investitorëve për euroboondin maqedonas ishin 3.5 miliardë euro apo 7 herë më e madhe se oferta. Me këtë emetim Maqedonia në një deklaroi se do të plotësonte një pjesë të eurobondit të vjetër të saj që maturohej në dhejtor 2020 dhe që kishte një interes 4.8 për qind. Kjo u cilësua si një lëvizje e zgjuar e qeverisë për të ulur borxhin dhe riskun e rifinancimit.
I dyti në treg ishte Mali i Zi që në prill të këtij viti njoftoi daljen në tregjet e kapitalit për 500 milionë euro. Investitorët e interesuar për ketë Eurobond ofruan një total prej 1.48 miliardë euro pra rreth 3 herë më shumë se interesi i Malit të Zi. Në fund qeveria vendosi të blinte vetëm 362 milionë euro me një interes mestatar 3.37 për qind dhe për të cilat ripagesa nis në 2019, 2020 dhe 2021.
Edhe për Malin e Zi ky ishte interesi më i ulët me të cilin u sigurua një Eurobond në tregun e kapitalit.
Republika Serbe e Bosnjës nga ana tjetër njoftoi se në qershor mbylli daljen e saj në tregjet e kapitalit ku emetoi një Eurobond me vlerë 168 milionë euro për një afat 5 vjeçar. Kuponi me të cilin u sigurrua ky borxh ishte 4.75 për qind. Kjo ishte hera e parë që Republika Serbe e Bosnjës debutante në tregjet e kapitalit dhe një peshë të konsiderueshme të përqindjes së saj e mban pikërisht ky fakt. Kërkesa fillestare ishte për të paktën 200 milionë euro në bursën e Vjenës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...