Sa shqiptarë nga Kosova jetojnë në Gjermani? Ja shifrat

Premte, 03 August 2018 13:23

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook’ ka bërë me dije se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.

‘Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalëngadalë, por sigurtë janë ‘listuar’ në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar…

Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani’, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi.

Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj. Ekonomix.al

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...