Mbeturinat pushtojnë rrugën e Kombit

Diel, 05 August 2018 18:37

Me keqardhje duhet thënë se “mirëpritja” e “mikpritja” e shqiptarit ka mbetur një koncept që është boshatisur prej kohësh nga kuptimi e për ta vërtetuar e thjeshtë është, mjafton vetëm të “kapësh” atë që të sheh syri.

Pikërisht kjo gjë bëhet e dukshme në atë që të gjithë shqiptarët e njohin si Rrugën e Kombit. Në aksin Kukës- Morinë kalojnë qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, por ajo që atyre u kap syri sapo vijnë në Shqipëri janë pirgjet e mëdha të mbetjeve që gjen vërdallë anash kësaj rruge.

Mbeturinat në fakt nuk janë i vetmi shqetësim pasi edhe era që ato lëshojnë është e padurueshme. Një tjetër shqetësim mbetet po ashtu edhe fakti se në këtë aks shumë banesa të ndërtuara pranë autostradës i derdhin ujërat e zeza në rrugë, pasi ende nuk janë përfshirë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Kësisoj, për të hyrë në Shqipëri, shumë shqiptarëve i duhet ta mbajnë kokën lart në mënyrë që të paktën të shohin bukurinë e maleve e kodrave, pasi syri në rrugë “të kap” vetëm mbeturina.

Qeveria përmes Ministrisë së Mjedisit ka kryer aksione pastrimi nëpër plazhe e vende të ndryshme të Republikës, por mesa duket “Shqipëria që Duam” e Edi Ramës nuk vjen dot deri në Kukës, pasi është shumë larg... por ama taksat për Rrugën e Kombit, ndryshe nga ndihma, janë “të afta” për të ardhur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...