Pse po heshtin kuksianet për rritjen e beftë të çmimit të biletës?

Diel, 05 August 2018 18:49

Nga Ermion  Dulla

Askush nuk di të tregojë  në këto ditë të tejnxehta, shkakun e rritjes së çmimit të biletës në linjën Kukës – Tiranë. Të traumatizuar nga rritja e çmimit  të mallrave të konsumit, kuksianët heshtin të tejlodhur nga varfëria që është në rritje. Heshtin sepse e ndjejnë veten krejtësisht të braktisur. Aq sa vetë thonë se, “që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, asnjë prej deputetëve të tyre, bile as Mimi Kodheli nuk janë dukur në Kukës.  E ndjejmë veten krejtësisht të braktisur, a thua nuk jemi  shtetas të këtij gjysmë shteti  shqiptar”,- thonë të nervozuar kuksianët. Asnjë nuk di të të japë shkaqet e vërteta të ngritjes së çmimit të biletës nga 400 lekë në 500 lekë. Drejtues të shoqatës së vetme të transportit të udhëtarëve ndërqytetës  thonë se, “ngritja e çmimit është brenda ligjit (pika ligjeve të këtij gjysmë shteti  qesharak që kemi ne shqiptarët). Por e kemi ulur në 400 lekë për shkak të konkurrencës  së paligjshme. Por edhe rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar në rritjen e çmimit”.

Justifikime aq qesharake sa i evidentojnë drejtuesit e së vetmes shoqatë  se  janë gjysmakë.  Të tillë duken në sytë e bashkëqytetarëve të tyre sepse, “ç’konkurrencë kanë pasur ndonjëherë përderisa në këtë qytet ka vepruar dhe vepron vetëm një shoqatë. Pra, ajo bën konkurrencë me vetveten dhe me askënd tjetër. Një justifikim idiot që i ka bërë kuksianët të  nervozohen edhe më tepër. Edhe justifikimi tjetër i rritjes së çmimit të karburantit është edhe më  i çuditshëm, pasi çmim i karburantit  prej  kohësh në këtë Shqipëri është i lartë në krahasim me vendet e tjera përreth, por ai prej kohësh nuk ka ndonjë rritje  në Shqipëri, siç  përpiqen të  llomotisin përfaqësuesit e së vetmes shoqatë të transportit të udhëtarëve ndërqytetës.

Sa thamë më sipër, është evidente se rritja e çmimit në këto ditë gushti është më shumë se abuzive. Duke shfrytëzuar edhe rritjen e lëvizjes së shumë banorëve drejt bregdetit për pushime.

Rritja e çmimit me 100 lekë dhe indiferentizmi që po tregohet për këtë rritje të pajustifikueshme  nga Bashkia  dhe strukturat e tjera shtetërore është më shumë se e  çuditshme. Po ashtu edhe indiferentizmi i shoqatave të biznesit që vetëm pak muaj më parë  ngritën  gjithë komunitetin kundër vendosjes së traut  në rrugën e Kombit. Një indiferentizëm idiot – tinzar  që po shkakton  një përçarje mes vetë komunitetin, përfaqësues të të cilit pak muaj më parë u ngritën në revoltë siç kërkoi biznesi, bile disa përfaqësues të komunitetit  kryen edhe disa muaj burg. Janë këta që ndjehen më shumë se të braktisur, ndjehen të mashtruar. Sepse për ta askujt nuk I shkon mendja t’u vijë në ndihmë. “Për ne fukarenjtë, askush nuk do t’ia dijë. Disa prej nesh as detin nuk e kanë parë me sy, po ky gjysmë shteti ynë nuk  na ndërton  as një mbikalim për të shkuar në brigjet e liqenit, ku jemi mësuar t’i kalojmë  pushimet”- thonë gjithë zemërim shumë prej kuksianeve.            

Pas 40 ditësh  do të nisë  lëvizja në autostradë përmes pagesës. Kjo e bën më të çuditshme rritjen e çmimit të biletës vetëm 40 ditë  më parë.  Mos do të rritet çmimi  sërish pas  40 ditësh?. Nuk është ndonjë çudi që kjo mund të ndodhë. Përderisa  rritja me 25 për qind e çmimit të biletës në këto ditë të nxehta gushti  nuk ka prishur indiferentizmin e ndonjë strukture shtetërore, gjithçka në këtë gjysmë shtetin tonë mund të ndodhë.  Sepse edhe vetë përfaqësuesit e shoqatës e thonë zë plotë, se kjo rritje çmimi nuk ka të bëjë  me vendosjen e pagesës në  rrugën e Kombit. Nënteksti: kur të vendoset kjo tarifë, edhe çmimi i biletës nuk është çudi se mund të ngrihet.

Një heshtje që vret  shumicën e braktisur. Një heshtje  për çfarë po ndodh në Kukës  nga të gjithë, bile edhe nga forcat politike që pa ndërprerje vazhdojnë llomotitjet e pakuptimta për rritje korrupsioni e vjedhje, ndonëse gjithçka e bëjnë vetë. Aq sa nuk po mundin të përfundojnë transportin nëpër bankat jashtë vendit  të milionave që kanë  mundur të vjedhin të patrazuar nga institucionet gjysmake të këtij gjysmë shteti grotesk.  Kjo rritje e çmimit është një tregues i qartë i maskarallëkut që mbizotëron në çdo qoshe të këtij gjysmë shteti që drejtohet nga lloj-lloj maskarenjsh. Është kjo arsyeja që shqiptarët vetëm po largohen. Sepse Shqipëria siç thotë poeti Ali Asllani, drejtohet  nga njerëz që dinë vetëm: “Hani, pini  e rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka të pabrekë ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka|Hani, pini  e rrëmbeni , është bota e maskarenjve| dallavere nëpër zyra, dallavere në Pazar| dallavere me të huaj, dallavere me shqiptarë…. Me të tillë drejtues, me të tillë gjysme njerëz Shqipëria është krejtësisht e mbaruar. Këtë po e ndjejmë dita ditës, ne që ende kemi mbetur këtu. E shohim, në shumë prej fshatrave krejtësisht të boshatisura sa u ka mbetur vetëm emri  nëpër disa harta. Kjo është Shqipëria që  ka mundur në 30 vjet të arritjeve ngrejë vetëm një gjysmë shtet  që ka çuditur gjithnjë dynjanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...