AKEP hap tenderin 22.4 mln euro për brezin e frekuencave që do mundësojë internet me shpejtësi të lartë

Tuesday, 07 August 2018 16:50

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka shpallur procedurën e hapur të prokurimit me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz)”.

Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokesore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim.

Procedura e tenderit, njofton AKEP, zhvillohet për të dhënë 3 te drejta perdorimi (Autorizime Individuale) në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz) dhe zhvillohet në 3 raunde, në të njëjtën ditë të hapjes së ofertave:

– Të gjithë ofertuesit mund të paraqesin ofertë për marrjen e një të drejte përdorimi në çdo raund.

– Ofertat për secilin raund do të dorëzohen nga oferuesit në datën që përcaktohet në dokumentet e tenderit.

– Ofertuesi fitues i raundit paraardhes rezervon të drejtën të tërhiqet nga hapja e ofertës për raundin pasardhës.

– Në çdo raund nuk mund të jepet më shumë se një e drejtë përdorimi (1×10 MHz i çiftuar).

Ofertat do te hapen nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave (KVO), me data 27.09.2018, ora 10:00, ne ambientet e AKEP.

Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro.

Sipas dokumenteve të tenderit, Të drejtën e pajisjes me Autorizim Individual e ka ofertuesi fitues që në renditjen perfundimtare ka paraqitur cmimin me të lartë. Në rast se në renditjen perfundimtare të ofertuesve fitues rezultojne dy oferta me cmim të barabarte ( ≥ se cmimi minimal i ketij tenderi), per të njëjtin Autorizim, atehere fituesi do të përcaktohet me short.

AKEP njofton se Fituesi/Operatori është i detyruar të fillojë shfytezimin e spektrit të alokuar nëpërmjet këtij tenderi brenda nje periudhe prej dy muajsh nga data e marrjes së Autorizimit Individual. Fituesi/Operatori, me marrjen e Autorizimit Individual do te jetë i detyruar që të zbatojë, sipas deklarimeve të dhëna prej tij në Oferte: planin per shtrirjen dhe konfigurimin e rrjetit që do ndërtohet për mbulimin me shërbim; ofrimin e të pakten shërbimeve të deklaruara; standartet teknike të deklaruara.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 16:54

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...