BSH: Kërkesë në rritje e individëve për kredi për shtëpi, kushtet e huasë janë lehtësuar, interesat në rënie

Tuesday, 07 August 2018 16:56

Kredia për individë është rritur me norma të ngjashme si në tremujorin e parë të vitit, thekojnë ekspertët e Bankës së hqipërisë në një analizë për tendencat e kreditimit të ekonomisë në tremujorine dytë. Ritmet e larta të qëndrueshme të saj janë mbështetur si nga lehtësimi i standardeve të kreditimit nga bankat, ashtu edhe nga kërkesa në rritje e individëve për kredi. Gjatë këtij tremujori, normat e interesit të kredisë në lekë dhe në euro për individët kanë mbetur përgjithësisht të njëjta me tremujorin e parë. Pjesa më e madhe e kushteve të kreditimit për individët janë në kahun lehtësues. Për tremujorin e tretë të vitit 2018, bankat presin që standardet e kreditimit dhe kërkesa për kredi nga individët të mbeten të pandryshuara nga tremujori i dytë.

Kredia për individë shfaqi një rritje vjetore rreth 8% në tremujorin e dytë, të ngjashme me atë të tremujorit të parë. Kjo rritje është mbështetur nga lehtësimi i standardeve të kreditimit, si dhe nga një kërkesë në rritje e individëve për financim nga bankat edhe në këtë tremujor. Në raport me pBB-në, kredia e individëve mbeti pothuajse në nivelin e tremujorit të parë në 12.1%. po kaq ishte ky raport edhe në muajin qershor të vitit 2017, duke konfirmuar që ecuria e kredisë për individë është në linjë me zhvillimet pozitive ekonomike.

Kredia në lekë për individë ka mbajtur të njëjtat ritme të larta rritjeje, sikurse edhe në tremujorin e parë, me rreth 10%. Rritja tremujore e kredisë për individë është mbështetur gjerësisht nga rritja e portofolit të kredisë në lekë, prej 3.6 miliardë lekësh, e lidhur si me kreditimin për konsum, ashtu edhe me atë për banesa. Ndërkohë, në tremujorin e dytë të vitit 2018, edhe pse kredia në valutë u rrit me 1.5 miliardë lekë, ritmet e rritjes së këtij portofoli janë ngadalësuar në 4.2%.

Sipas qëllimit të përdorimit, vihet re se kredia për individë në tremujorin e dytë është mbështetur më së shumti nga kredia për banesa. Kjo kredi u rrit me 6.5% në terma vjetorë, përkundrejt 6.2% të shënuar në tremujorin e parë. Normat e ulëta të interesit, kushtet lehtësuese, si dhe përmirësimi i të ardhurave dhe të kushteve të tregut të punës, janë faktorët kryesorë që mbështesin rritjen e këtij portofoli.

Kredia konsumatore vijon të rritet me ritme të larta, prej 11.2%, pavarësisht se kjo normë është lehtësisht më e ulët se ajo e shënuar në tremujorin e parë, prej 12.3%. Ndërkohë, rritja tremujore e këtij portofoli ka qenë e ngjashme me atë të tremujorit të parë, rreth 2 miliardë lekë. Në këtë tremujor, bankat kanë mbajtur të pandryshuara standardet e kreditimit për këtë segment, ndërkohë që edhe kërkesa nga individët ka mbetur e njëjtë. Në fund të tremujorit të dytë, kredia për konsum përbën 31.6% të kredisë për individë, me një rritje rreth 1.6 pp krahasuar me një vit më parë.

Interesat në rënie

Normat e interesit për kreditë e reja në lekë për individë kanë shënuar ulje të lehta në tremujorin e dytë, duke vijuar të ndjekin prirjen rënëse të nisur prej vitit të kaluar. Interesat mesatare për kreditë për individë në dy tremujorët e fundit (7% dhe 6.9%) janë në nivelet e tyre minimale dhe 0.2 pp më të ulëta se mesatarja e vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit, në këtë tremujor evidentohet një ulje e lehtë e normave për kreditë konsumatore, në 7.5%, nga 8.0% në tremujorin e parë dhe 7.9% vitin e kaluar. Normat e interesit për kreditë hipotekare nuk kanë ndryshuar nga tremujori i kaluar, prej 3.8%, por gjenden lehtësisht më poshtë se një vit më parë.

Norma mesatare e interesave të kredive në euro për individë rezultoi 3.5% këtë tremujor, duke vazhduar të ndjekë trajektoren rënëse prej vitit të kaluar. Krahasuar me mesataren e regjistruar në vitin 2017, ajo gjendet më poshtë. Sipas qëllimit të përdorimit, këtë tremujor, janë ulur interesat si për kreditë konsumatore (në 4.9%, nga 5.0% në tremujorin e parë), ashtu edhe për kreditë hipotekare (në nivelin 2.9%, nga 3.1%). Gjatë këtij tremujori, sikurse edhe në tremujorin e parë, është regjistruar një rritje e ndjeshme e normave të interesit për kreditë overdraft prej 9.9%, rreth 2.0 pp më lart, krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e dytë, bankat vijojnë të lehtësojnë kushtet joçmim të kredisë për individë. Këtë lehtësim e kanë shprehur në uljen e kërkesave për kolateral në kreditë e dhëna këtë tremujor. Ndërkohë, bankat kanë lënë të pandryshuara, në nivele të lehtësuara, kushtet e tjera joçmim, si madhësia dhe kohëzgjatja e maturitetit të kredisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...