La shqiptarët pa bukë, Rama mburret se kurseu 5 milionë euro nga ndihma ekonomike në 6-mujorin e parë

Tuesday, 07 August 2018 17:05

Në gjashtëmujorin e parë të vitit qeveria ka kursyer 654 milionë lekë (5 milionë euro) nga fondet e programuara të ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave ishin parashikuar për tu shpenzuar 9,9 miliardë lekë si ndihmë ekonomike për familjet në nevojë, por në fakt janë disbursuar 9,3 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 6,6% më e ulet se plani i periudhës dhe 3.3 për qind më e ulet se fakti i një viti më parë. Sipas shpjegimeve zyrtare ulja e shpenzimeve buxhetore në këtë zë erdhi për shkak të reformimit të skemës së ndihmës. Familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën selektohen sipas një formule të re pikëzimi, e cila hyri në fuqi këtë vit.

Reforma synon që ndihma ekonomike të përfitohet nga 10 për qind e popullsisë në ekstremin e poshtëm të varfërisë. Deri me 2016 ishin të përfshira 180 mijë familje në skemë, por me aplikimin e skemës së re numri i tyre do të jetë shumë më i ulët.

Aplikimi i saj ngjalli debate, pasi shumë familje edhe pse në nevoja ekstreme u përjashtuan nga ndihma shtetërore. Masat e kursimit, të cilat qeveria ka aplikuar nëpërmjet arkës së shtetit vitet e fundit kanë përfshirë edhe fondet e ndihmës ekonomike. Edhe pse INSTAT konfirmoi nëpërmjet anketës së buxhetit të familjes së pabarazia vend është rritur më 2016, fondet që qeveria ka akorduar në formën e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë kane pësuar ulje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2017 fondet për ndihmën ekonomike ishin sa 1.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në raport me 1.4 për qind që ishte ky tregues në vitin 2016. Duke parë ecurinë e shpenzimeve buxhetore për të varfrit në 24 vitet e fundit verifikohen disbalanca të mëdha nga vit në vit, ndryshe nga zërat e tjere të shpenzimeve që në përgjithësi janë në trajektore konstantë rritjeje ose ulje. Fondet për ndihmën ekonomike kulmuan në vitin 2014 me 1.6% të PBB-së, ky ishte viti i parë kur qeveria socialiste rimori pushtetin pas 8 vitesh në opozite. Ky ishte niveli më i lartë i shpenzimeve të akorduara me PBB që nga viti 1994.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 17:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...