Sipas të dhënave të seksionit info Data të gazetës italiane ilsole24ore, që ka përpunuar shifrat e Eurostat, Shqipëria në këtë renditje shihet të ketë ndër çmimet më të lira në Europë, por ndër më të shtrenjtat në Rajon. Maqedonia, Serbia dhe Kosova patën çmime më të lira më 2017 përkatësisht me 8,2 cent, 6,6 cent.
Në renditjen e Il Sole, çmimi më i lirë i energjisë u shënua në Ukrahinë me 3.9 cent, ndërsa çmimi më i lartë u konstatua në Danimarkë me 30,4 cent. Pas Danimarkës në top listën e vendeve me çmimet e larta të energjisë vjen Gjermania po me 30,4 cent për një kilovat orë, më pas Belgjika me 27.8 cent, Irlanda me 23,5 cent, etj.
Vitet e fundit çmimet e energjisë në Europë janë rritur për shkak të angazhimeve për përdorimin e energjisë së pastër e cila shitet me çmime më të larta se energjia e prodhuar nga burimet e tjera të energjisë.
Sipas përllogaritjeve të Eurostat vendet e Europës mund të kursjenë mesatarisht 10 euro në vit nëse përdorin në vend të llampave tradicionale prej 60 vat me llampa LED 10 vat. Kursimet variojnë sipas shteteve nga 15 në 5 euro në vit për familje.
Çmimet e energjisë elektrike në vende të ndryshme ndryshojnë sipas kushteve që krijohen nga oferta dhe kërkesa, duke përfshirë situatën gjeopolitike, prodhimin kombëtar të energjisë, kostot e rrjetit dhe kushtet e motit.
Në Shqipëri pothuajse 100% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, ndaj dhe oferta për këtë produkt varet tërësisht nga reshjet. Shqipëria është ndër vendet e vetmenë Europë që nuk e ka të diversifikuar prodhimin e energjisë edhe pse janë bërë përpjekje në këtë drejtim.
Në shumicën dërrmuese të vendeve çmimi i energjisë më 2017 ishte midis 10 dhe 20 cent për kilovatorë.