Karabinierët kanë arrestuar John Joseph Rizzo, 37 vjeç, lindur në Palazzo Adriano dhe banor i Liege, në Belgjikë, mi të cilin kishte dalë një urdhër-arresti ndërkombëtar majin e kaluar me akuzën e të qenit pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonin në kokainë. Ajo përbëhet nga italianë dhe shqiptarë.
Rizzo kishte për detyrë të sillte blerësit në lokale, ku droga shitej nga shqiptarë. Veprimtaria kriminale ka ndodhur në qytetin e Saint-Nicolas, Liège dhe Seraing, në periudhën midis shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar.