Dy të rinj u arrestuan nga Policia e Elbasanit, pasi kanë kundërshtuar gjatë ushtrimit të detyrës, shefin e Rendit të Komisariatit.
Mehmet Daka, 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç janë vënë në pranga nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme.
Të rinjtë akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë shefin e rendit me inicialet A. M.
Prej disa kohësh qyteti i Elbasanit nuk është nën kontrollin e policisë, ndërsa ditën e djeshme u arrit derisa të rrihet edhe shefi i Komisariatit të Policisë.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar disa herë lidhur me rendin në këtë qytet, duke denoncuar kontrollin që i bëhet Elbasanit nga bandat.