Policia e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë në pranga një persona të shpallur në kërkim dhe që ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Blutë me dije se në pranga është vënë Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij është bërë, njofton policia, pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë.
Mësohet se Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.