Çmimet e karburanteve u rriten mbi 5% në 6 –mujor, BSH po rrisin inflacionin

E Enjte, 09 August 2018 13:14

Banka e Shqipërisë raportoi se, inflacioni vjetor për karburantet erdhi në rritje nga 2.5% në tremujorin e parë në 3.3% në të dytin, duke arritur vlerën e tij më të lartë në harkun kohor të një viti, në muajin qershor (5.6%), duike u bërë shkak për rritjen e inflacionit.

Kanali i drejtpërdrejtë nënkupton përcjelljen e rritjes së çmimeve të karburanteve në inflacionin total nëpërmjet efektit që ka nëngrupi përkatës në shportën e iÇK-së. Ekspertët e Banjës llogarisin se pesha e tij në shportën e konsumit ka ardhur në rritje dhe aktualisht vlerësohet nga iNSTAT-i në rreth 3.14% dhe lidhet me përdorimin e karburanteve nga ana e konsumatorit për shërbim të mjeteve personale të transportit.

Ndërkohë, ndikimi i çmimeve të karburanteve në inflacionin total materializohet edhe përmes kanaleve të tërthorta që lidhen me kostot e prodhimit dhe të shërbimeve. Karburantet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të blerjeve të inputeve për kategori të caktuara dhe rritja e kostove si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve, mund të reflektohet në çmimet përfundimtare të mallrave dhe shërbimeve në treg.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë përllogarisin se, kontributi i inflacionit të importuar në atë total arriti në rreth 1.28 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë, nga 0.97 një tremujor më parë. Presionet e shtuara nga rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregjet e huaja, do të kishin qenë më të larta, në mungesë të efektit të mbiçmimit të kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valuator

Vlerësohet që përçimi i plotë i çmimeve të karburanteve nuk ndodh për të gjithë sektorët. Për shembull, meqenëse “Energjia elektrike” është një sektor me çmime të rregulluara në shportën e iÇK-së është supozuar që presionet e kostove nga luhatjet e çmimeve të karburanteve nuk do të reflektoheshin në çmimet përfundimtare.

Ndërkohë, përçimi i çmimeve të karburanteve supozohet simetrik dhe i plotë sipas peshave përkatëse, në rastet kur sektorët dhe artikujt e ngjashëm të shportës së iÇK-së janë të ndikuar nga konsumi i karburantit.

Për rrjedhim, edhe çmimet finale janë ndikuar nga kostot e këtij të fundit. Rezultatet e vlerësimeve.

Sipas këtyre vlerësimeve, Banka e Shqipërisë konkludon se, çmimet dhe konsumi i karburanteve kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e inflacionit.

Kontributi i çmimeve të karburanteve është rritur dukshëm në muajin qershor të këtij viti. Ai është trefishuar krahasuar me mesataren e periudhës shkurt-maj (0.2 pikë përqindje).

Ndërkohë, kontributet nga burimet e tjera të formimit të inflacionit total për periudhën shkurt-qershor kanë mbetur relativisht konstante (mesatarisht rreth 1.8 pikë përqindje).

Mbiçmimi i monedhës vendase kundrejt dollarit amerikan (mesatarisht 14% në terma vjetorë, gjatë periudhës janar-qershor 2018), ka zbutur intensitetin e përçimit të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të karburanteve në inflacionin total nga dy kanalet bashkërisht.

Duke pasur parasysh rëndësinë që karburantet kanë në zhvillimet inflacioniste, lëvizjet dhe ndikimet e çmimeve përkatëse duhet të mbahen në monitorim të vazhduar, në interes të saktësisë së analizave, parashikimeve dhe të vendimmarrjes së politikës monetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...