Disa punonjës të firmës së ndërtimit, gjatë punimeve për riparimin e rrugës në lagjen 5 Maji në Elbasan, kanë konstatuar 15 copë predha të vjetra artilerie, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku janë marrë masa për ruajtjen dhe sigurimin e tyre si dhe janë njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë, për marrjen e masave dhe heqjen e tyre.