Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për një të përditshme modeste afër Edi Ramës, tha se po dështoi plani ‘A’ që është sipas tij ‘korrigjim kufijsh’ por që në fakt është ndarja e Kosovës, ka një plan ‘B’.
Po cili është plani ‘B’ që ka Thaçi në mendje?
Sipas një burimi diplomatik francez në Bruksel, Hashim Thaçi po mendon tërheqjen nga Mitrovica me argumentin se nuk e marrim dot nën kontroll dhe një bashkim të copave të mbetura të Kosovës me Shqipërinë duke e zhdukur de facto Kosovën si shtet të krijuar pas 100 viteve mbijetesë, mijëra të vrarëve për liri dhe dhjetë vjet përpjekje për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.
Qëllimi sipas burimit francez është zhdukja e Kosovës si juridiksion shtetëror për të zhbërë Gjykatën Speciale dhe Hashim Thaçi për të shpëtuar veten./syri.net